Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë çmimet e karburanteve. Duke filluar nga ora 18:00, çmimi i naftës do të jetë 197 lekë/litri.
Çmimi benzinës 190 lekë/litri, ndërsa gazi 80 lekë/litri. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.