Rajoni

Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 26/04/20 |
Opi Nion

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 263 raste të reja të infektuarve me koronavirus, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë infektuar 8,042 persona,  ndërsa 156 kanë vdekur. Ndërkohë, 1.182 persona jan shëruar.

Gjatë kësaj periudhe janë testuan gjithsej 4,365 mostra të pacientëve, tha anëtari i Shtabit të Krizës, Predrag Kon.

Epidemiologu Kon tha se qytetarët do të duhet të mësohen të jetojnë me koronavirusin, por që rreziku do të minimizohet.

“Ne duhet të jetojmë dhe të punojmë dhe të sigurojmë një jetë normale, me praninë e këtij virusi”, tha ai./ REL

Pas