Aktiviteti ekonomik në Shqipëri ka regjistruar zhvillime pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.
Sipas të dhënave nga autoritetet tatimore, mësohet se xhiroja totale e bizneseve në periudhën janar-qershor është rritur dukshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se xhiroja e raportuar nga subjektet ekonomike është rritur me rreth 90,5 miliardë lekë.
“Aktiviteti i biznesit shënoi ecuri pozitive në periudhën janar- qershor 2025.
Të dhënat tatimore tregojnë për një rritje të ndjeshme të xhiros së përgjithshme të biznesit me rreth 90.5 miliardë lekë më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë një të viti më parë”, shkruan Malaj.