Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por në orët vijuese pritet shtim i vranësirave si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vëndin. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur priten reshje në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë sërish të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./Opinion.al