Vendi ynë gjatë ditës së sotme mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta.
Ndërsa, me vranësira disi më të dendura dhe intervale të shkurta kthjellimesh paraqiten zonat malore. Orët e pasdites dhe në vijim largojnë vranësirat nga i gjithë territori duke ja lënë vendin kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.