Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti të jetë i qëndrueshëm. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dukshme do të ketë në zonat malore, megjithëse do të ketë vranësira nuk parashikohen reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim deri në 3 ballë./Opinion.al