Gjatë ditës së sotme ultësira perëndimore paraqitet nën dominimin e moti të kthjellët ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash, ku në shtrirjen lindore vranësirat do të jenë më të dukshme.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1- 2 ballë./Opinion.al