Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Nga ana tjetër, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 8 qytetarë.
Ministria njofton se në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër./Opinion.al