Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten shpresat për shpërndarje të shpejtë globale të vaksinave

2020/11/24 at 6:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rriten shpresat për shpërndarje të shpejtë globale të vaksinave

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira në provat e hershme klinike. Siç e shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, vaksina është e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin.

Analizat paraprake të provave me 20 mijë vullnetarë në Britani dhe Brazil tregojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca është të paktën 70 për qind efektive pas marrjes së dy dozave. Vullnetarët u injektuan me doza të ndryshme, dhe tek ata që morën gjysmë dozë fillimisht, të pasuar nga një dozë e plotë,efektshmëria e vaksinës u rrit në 90 për qind. Asnjëri prej atyre që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë nga Covid-19.

“Me të vërtetë është një moment i shkëlqyeshëm që tani kemi shumë vaksina. Nëse mund t’i shpërndajmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, ne do të kemi një ndikim të madh”, tha Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Oksfordit për Vaksinat.

AstraZeneca planifikon të fillojë shpërndarjen e qindra miliona dozave deri në fund të vitit, në varësi të autorizimit të rregullatorëve. Mjekët thonë se disa veti të vaksinës e bëjnë atë të përshtatshme për shpërndarje globale.

“E para është kostoja. Pra, çmimi i kësaj vaksine do të jetë sa rreth një e pesta deri një e dhjeta e kostos që është raportuar se kërkohet nga Pfizer dhe Moderna, dy kandidatët e tjerë kryesorë të vaksinave”, tha Dr. Peter Drobac, ekspert i shëndetit global në Universitetin e Oksfordit.

AstraZeneca është zotuar se nuk do të përpiqet të nxjerrë fitime nga vaksina gjatë pandemisë.

“Në dhjetë vende tashmë vaksina është duke u prodhuar, përfshirë Indinë. Pra, ne shpresojmë që së shpejti të kemi në dispozicion një numër shumë të madh dozash. Dhe së treti, kjo vaksinë mund të ruhet në temperaturën normale të frigoriferit”, tha Dr. Peter Drobc.

Ndërsa vaksina kompanisë Pfizer duhet të ruhet në një temperaturë minus 70 gradë celsius.

Shumë sisteme shëndetësore në vendet në zhvillim kanë mungesa të pajisjeve ftohëse për të ruajtur ilaçet në temperatura shumë të ulta.

Deri më tani 188 vende kanë nënshkruar iniciativën COVAX, e cila bënë thirrje që vendet më të pasura të investojnë në zhvillimin e disa vaksinave dhe infrastrukturës së nevojshme për shpërndarjen e tyre në të gjithë globin.

“Qëllimi ideal do të ishte që secili prej vendeve që regjistrohen në iniciativën COVAX të marrë doza të mjaftueshme të vaksinës për 20 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të vitit 2021. Tani kjo është një aspiratë, jo një garanci. Por kjo do të krijonte mundësinë që çdo vend të paktën të vaksinonte punonjësit më të rrezikuar”, tha Dr. Drobac.

Kandidatët kryesorë të vaksinave mund të marrin një autorizim emergjent nga rregullatorët në javët e ardhshme, duke rritur shpresat se bota është në prag të një arritje të madhe në luftën kundër pandemisë.

Ndërkohë, mjekët thonë se është jetike që njerëzit të respektojnë masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit./ VOA

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Kim në Seminarin e OSBE: SHBA, në krah të shqiptarëve kundër korrupsionit

Kim në Seminarin e OSBE: SHBA, në krah të shqiptarëve kundër korrupsionit

Wuhan “kalon” koronavirusin, hap panairin e madh tregtar

Wuhan "kalon" koronavirusin, hap panairin e madh tregtar

Shake për Studio 2054 Dua Lipa

Shake për Studio 2054 Dua Lipa

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com