Numri i personave të shtruar pasi janë prekur nga koronavirusi në të dy spitalet Covid ka arritur në 190 persona, duke shënuar kështu shifrën më të lartë që prej nisjes së pandemisë. Vërehet se kjo rritje ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme ditë e fundit, ku 189 persona kanë qenë të shtruar një ditë më parë dhe 182 një ditë më herët.
Sipas Ministrise se Shendetesise, 18 pacientë po marrin terapi intensive në reanimacion ndërsa 8 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 persona, po aq sa edhe një ditë më parë./Opinion.al