Kryesore

Rriten shifrat në Kosovë, 214 infektime dhe 4 vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:01 - 09/07/20 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 2 orët e fundit janë shënuar 214 raste pozitive në 413 testime të kryera. Kjo duket se e bën edhe më shqetësuese situatën po të kemi parasysh faktin që për të dytën ditë radhazi, në ccdo 2 testime njëri del pozitiv. Ndërkohë në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur  jetën.

Numri total i rasteve pozitive në vend është 4.100 të tilla, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 86 raste vdekjesh.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime./Opinion.al

 

Pas