Rajoni

Rriten sërish rastet/2943 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 21/01/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 11 563 testime nga të cilat 2 943 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit e ka humbur betejën me koronavirusin një qytetar kosovar.

Autoritetet shëndetësore kosovare kanë njoftuar se 317 persona janë shëruar ndërsa mbeten aktiv me Covid-19 edhe 12 396 persona.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799,939 persona apo rreth 44 %.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 1.7 milion doza vaksinë anti-Covid.

Pas