Sipas raportimit nga Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 21 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34,788 që nga fillimi i gjendjes së pandemisë.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 469 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 190,717
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 182 raste të reja pozitiv për një total prej 240.760.
Ditën e djeshme ishte 23 numri i viktimave dhe 142 ai i rasteve të reja.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 6 viktima nga koronavirusi (totali 16 650).
Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 109 raste të reja të pozitivitetit Covid./ Opinion.al