Greqia ka konfirmuar ditën e sotme 1195 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 2 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar që nga fillimi i pandemisë është 162107.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 246 pacientë po trajtohen në terapi intesive, ndërsa 1155 pacientë të tjerë janë larguar nga qendrat shëndetësore që kurojnë të infektuarit me COVID që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu janë konfirmuar sot edhe 19 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5922 vdekje në total në vend./Opinion.al