Aktualitet

Rriten infektimet në vend, 7 persona humbin jetën nga Covid në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:57 - 16/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3 662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 587 qytetarë.

Në total, janë 8,317 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 pacientë: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         587

Të shëruar në 24 orë       696

Të shtruar në spitale       166

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 3662

Testime totale              1,355,929

Raste pozitive                193,856

Raste të shëruara            182,535

Raste Aktive                     8,317

Humbje jete                      3,004

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4413

Fier                822

Gjirokastër      479

Durrës             455

Shkodër         450

Berat               406

Vlorë                392

Elbasan            340

Korçë              240

Lezhë              171

Dibër                79

Kukës              70

Pas