Bota

Rriten frikshëm rastet në Francë, kalojnë 4 mijë. Macron: Nuk ka mbyllje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:12 - 20/08/20 |
Opi Nion

Franca ka regjistruar një rekord të infektimeve nga korornavirusi, që nga koha e hapjes. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4.771 raste të reja duke e bërë situatën të frikshme.

Por Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur që vendi të mos mbyllet sepse dëmet ekonomike do të ishin të mëdha.

Kështu kanë bërë të ditur burime të besueshme për “Paris Match”, duke konfirmuar atë që të gjithë liderët mendojnë, se pavarësisht infektimeve të larta ekonomia botërore nuk do ta përballonte dot një mbyllje tjetër, shkruan Tgcom.

Shefi i Elizesë nuk do të përjashtonte marrjen e masave të reja për të përballuar valën e dytë, por po shihet më tepër mundësia për kufizime lokale vetëm në zonat ku virusi është më i përhapur, me qëllim shmangien e një kolapsi në spitale.

Macron thotë se e kupton shqetësimin e qytetarëve përballë rritjes së infektimeve dhe pasigurive për të ardhmen, “por rreziku zero nuk ekziston në shoqëri. Duhet menaxhuar ky shqetësim, pa rënë në doktrinën e rrezikut zero”, ka thënë ai./Opinion.al

Pas