Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.
Vijojnë kontrollet e task forcës së krimit ekonomik dhe tatimeve për subjektet të cilat kanë abuzuar me cmimet duke përfituar nga situtat e krijuar nga koronavirusi.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës kanë konstatuar se dy subjekte kanë tjetërsuar cmimet e artikujve ushqimor që ata tregtonin.
Për këtë arsye Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë proceduar penalisht 2 pronarët e dyqaneve, A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. /Opinion.al