Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku një 42-vjeçar ka rrahur gruan dhe djalin e mitur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, ku për motive të dobëta, në banesë, 42-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, N.Xh. 41 vjeçe dhe djalit të tij të mitur me iniciale M. XH. 13 vjeç.
Ka qenë gruaja, e cila ka lajmëruar policinë, ku kjo e fundit ka vënë në pranga Dritan Xhafa 42 vjeç, banues në Kareç, Shijak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Dhunë në familje”.