Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Eugen Baho, 40 vjeç pasi ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja për përdorim dhune edhe pse kjo e fundit kishte një urdhër mbrojtje nga gjykata.
Baho ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi në Komisariatin e Policisë Urë Vajgurore, ka bërë kallëzim shtetësia R.B (e cila ka urdhër mbrojtje nga Gjykata), se më datën 18.03.2016, rreth orës 21.45 në banesën e prindërve të saj në fshatin Poshnje, Berat është dhunuar nga ish- bashkëshorti, shtetasi Eugen Baho.