Dy persona janë përfshirë një konflikt për parkimin e automjeteve në Durrës.
Sipas policisë 32-vjeçari E.M., është konfliktuar me shtetasin A.A. Ky i fundit ka goditur 32-vjeçarin me sende të forta, ndërsa 32-vjeçari e ka qëlluar me grushte.
Sakaq shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.