Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha për Genc Tafilin.
Bëhet me dije se Prokuroria, pas vendimit të Apelit, ka kërkuar arrestimin e Genc Tafilit.
Kujtojmë se Tafili është liruar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha në vitin 2017. Tafili ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, ndërsa, ish-gjyqtarja Hoxha e shpalli të pafajshëm dhe vendosi lirim me kusht për të./Opinion.al