Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në Sarandë, pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive.
I riu ishte duke luajtur me shokët, kur era e fortë ka rrëzuar tendën e kalçetos duke rënë mbi personat që ishin të pranishëm në fushë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.