Bota

Rrëzohet qeveria në Bullgari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 22/06/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme është rrëzuar qeveria e kryeministrit  Kiril Petkov në Bullgari. Qeveria bullgare nuk i rezistoi një mocioni mosbesimi qe u mbajt Parlament, duke marrë 123 vota pro rrëzimit te Ekzekutivit dhe 116 kundër.

Tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament. Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre here, një rekord në historinë e Bullgarisë dhe vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor arriti të emërojë një kabinet.

Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

Që në ditët e para të qeverisjes së tij, Petkov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme ndoqën një politikë të njëanshme ndaj Shkupit, duke anashkaluar Ministrinë e Jashtme dhe vendimet e marra unanimisht në vitin 2019.

Me 123 vota pro, bie qeveria në Bullgari

Pas