Pas 37 vjet sundimi, Robert Mugabe është shkarkuar si udhëheqës nga partia e tij qeverisëse.
Zanu-PF ka emëruar ish-zv/presidentin Emmerson Mnangagwa, i cili ishte shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë.
Shkarkimi i Mnangagwa, kishte nxitur një valë të jashtëzakonshme protestash, ndërsa ushtria ndërhyri për të bllokuar Mugabe, 93-vjeç, për të vëndosur në vend të tij, bashkëshorten.
Mësohet se zonja e parë është përjashtuar nga partia.
Mugabe do të takohet me udhëheqësit ushtarak të dielën dhe një autokolonë është parë duke u larguar nga rezidenca e tij private.
Mijëra qytetarë të Zimbabve morën pjesë të shtunën në protesta kundër Mugabëve.