Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.
Mënjëherë më pas ka reaguar Enkelejd Alibeaj, i cili është shprehur se është shkelur Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore.
Alibeaj ka paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për komisionin hetimor.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh ai.