Në punëtor shqiptar 34 –vjeçar humbi jetën pasi ra nga dritarja e katit të dytë në një godinë në ndërtim në Itali.
Ngjarja ndodhi në Empoli pasditen e së mërkurës, ndërsa punëtori rezultoi se kishte ndërruar jetën para se të mbërrinte urgjenca, shkruan Ansa.
Trupi u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Careggi (Firence) për autopsinë. Policia është duke hetuar mbi ngjarjen dhe për të kuptuar nëse ishin zbatuar kushtet e sigurisë në punë./Opinion.al