Një naftëtar ka humbur jetën sot në Kuçovë. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Agim Greni, punonjës i Ndërmarrjes së Naftës në Kuçovë.
Mësohet se ai gjatë punës, rreth orës 14:30, është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, gjë që rezultoi fatale për jetën e tij. Megjithëse u nis me urgjencë drejt Beratit, fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës./Opinion.al