Kronikë

Rrëzohet nga biçikleta, vdes 45-vjeçari në Pogradec, policia: Dyshohet se…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:00 - 15/05/22 |
Opi Nion

Një 45-vjeçar në Pogradec ka humbur jetën në vendin e quajtur “Tuneli”. Sipas uniformave blu, shtetasi S.L., 45 vjeç, është rrëzuar nga biçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 45-vjçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga disa sëmundje.

Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas