Policia ka dhënë informacion zyrtar për një person që është rrëzuar në një greminë në malin e Çikës.
Sipas informacioneve, personi që ka rënë në greminë rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.
Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës.
Sipas informacioneve zona është e izoluar, por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.
Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i Urgjencës Kombëtare nga Tirana.