Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Turqi, ku një minibus që në bord shtatë lojtarë të skuadrës turke Alanyaspor ka pësuar një aksident ku ka humbur jetën futbollisti i kombëtares çeke Josef Sural.
Në minibus ishte edhe ish-sulmuesi i Newcastle United dhe përfaqësueses së Senegalit Papiss Cisse, i cili bashkë me 5 lojtarët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sural 28-vjeç, u transportua me urgjencë drejt spitalit më të afërt por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Sipas asaj që ka thënë dhe presidenti i klubit, duket se aksidenti ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit. Futbollistët po ktheheshin në Alania, pas transfertës që kishin ndaj Kayserispor me një minibus të marrë me qira.
Alanyaspor është ekip i vendit të pestë në Superligën turke./Opinion.al