Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në Dibër pasi ka humbur kontrollin e parashutës si pasojë e erës së fortë teksa ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.
Sipas informacioneve paraprake, Gëzim Elezi është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku ka humbur më pas jetën./Opinion.al