Kryesore

Rrëzohet kërkesa për mocion me debat/Balla: Në Kuvend erdhi pa firmën e Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 23/05/22 |
Opi Nion

Deputetët e LSI dhe ato të Komisionit të Rithemelimit kishin kërkuar mocion me debat urgjent në Kuvend me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratën e bërë nga ky i fundit se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse nuk hapen negociatat me BE në qershor.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se në kërkesën e paraqitur në Kuvend nuk ishte firma e Berishës.

“Dua ta falenderoj propozuesin që në kërkesën që kanë depozituar ne Kuvend nuk është kërkesa që ka qarkulluar në media se nuk është firma e non gratës. Dhe pse në media ka qarkulluar një kërkesë tjetër me firmën e tij ky është reflektim i madh e ju përshëndes që keni hequr dorë nga kërkesa me firmën e non grates se e dini që ajo refuzohet menjëherë. Ky është hap i madh e keni kuptuar që mos sillni më kërkesa.

Nuk do miratohet kjo kërkesë nga ana jonë. E para më vjen keq që nuk keni kuptuar asgjë, e dyta nëse doni instrument parlamentar për t’u sqaruar për këtë çështje keni mundësinë të përdorni interpelancën, seancën e pyetjeve por mocion me debat për këtë çështje se Shqipëria në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë, Shqipëria të ketë të drejtë të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut kjo është në të drejtën tonë”,-u shpreh Balla.

Ndërsa kërkesa për mocion me debat u rrëzua me votat e deputetëve në Kuvend.

Pas