7 ushtarakë kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Venezuelë.
Mes të viktimave rezulton të jenë tre kapitenë, dy majorë dhe dy nënkolonelë.
Helikopteri u rrëzua pak pasi kishte lënë kryeqytetin venezuelian në një zonë të pyllëzuar të komunës së Caracas, El Hatillo.
Ndërkohë, Nicolas Maduro ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit dhe miqtë e atyre që kanë humbur jetën në këtë incident.
Maduro nuk kurseu akuzat ndaj SHBA dhe rivalit të tij, Juan Guaido, duke thënë se po punojnë “për të dobësuar, ndarë dhe shkatërruar forcat e armatosura bolivare nga brenda”.
Udhëheqësi i opozitës ka bërë thirrje të vazhdueshme për grysht shteti dhe ushtria të kaloi në anën e tij, por përpjekja e tij dështoi, pasi ushtria nuk e tradhtoi Maduron./ Opinion.al E.Xh.