Një helikopter është rrëzuar në një qiellgërvishtëse në Manhattan të New York dhe si pasojë piloti i tij ka humbur jetën.
Ndërtesa është evakuuar, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
Sipas Guvernatorit të New York, Andrew Cuomo helikopteri ka bërë ulje të detyrueshme, ndërkohë që flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe janë duke vënë në kontroll.
Incidenti ka ndodhur në orën 14:00 me orën lokale, ndërkohë që njerëzit që ndodheshin në ndërtesë u shprehën se kishin ndjerë një tronditje të fortë. /Opinion.al/