Një helikopter i ushtrisë greke me 5 persona në bord është rrëzuar mëngjesin e sotëm. Helikopteri i tipit UH-1H Huey u zhduk nga radarët në orën 07:50 të së mërkurës.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, helikopteri ishte nisur nga një bazë ajrore në Larisa, me destinacion qytetin e Kozanit, në veri të vendit.
Në bord ndodheshin 5 anëtarë, njëri prej oficerëve ishte nënkomnadanti i armatës së parë të FA.
Pas disa orësh helikopteri u lokalizua në vendin e quajtur Sarantaporos, rreth 50 km nga qyteti i Kozanit. Në vengjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim për fatin e pesë ushtarakëve. /Opinion.al