Bota

Rrëzohet helikopteri, humb jetën miliarderi francez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 07/03/21 |
Opi Nion

Olivier Dassault, deputeti dhe miliarderi francez ka humbur jetën në moshën 69 vjeçare në një aksident ajror. Helikopteri në të cilin udhëtonte Dassault u përplas në Veri-Perëndim të Francës

. Në momentin e aksidentit në bordin e helikopterit ndodhej Dassault dhe piloti, i cili gjithashtu humbi jetën.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se “vdekja e tij është një humbje e madhe”.

Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal dhe komandant rezervë në forcën ajrore. Gjatë gjithë jetës së tij nuk reshti së shërbyeri ndaj vendit tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, u shpreh Macron.

Olivier Dassault ishte djali i industrialistit Serge Dassault, kompania e të cilit ndërton aeroplanët luftarakë Rafale dhe zotëron gazetën franceze “Le Figaro”.

Olivier Dassault u zgjodh në Asamblenë Kombëtare, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës, në vitin 2002. Ai është renditur në vendin e 361 sa i përket njerëzve më të pasur në botë me një pasuri prej 6.3 miliardë Euro, sipas Forbes.

Pas