Olivier Dassault, deputeti dhe miliarderi francez ka humbur jetën në moshën 69 vjeçare në një aksident ajror. Helikopteri në të cilin udhëtonte Dassault u përplas në Veri-Perëndim të Francës
. Në momentin e aksidentit në bordin e helikopterit ndodhej Dassault dhe piloti, i cili gjithashtu humbi jetën.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se “vdekja e tij është një humbje e madhe”.
“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal dhe komandant rezervë në forcën ajrore. Gjatë gjithë jetës së tij nuk reshti së shërbyeri ndaj vendit tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, u shpreh Macron.
Olivier Dassault ishte djali i industrialistit Serge Dassault, kompania e të cilit ndërton aeroplanët luftarakë Rafale dhe zotëron gazetën franceze “Le Figaro”.
Olivier Dassault u zgjodh në Asamblenë Kombëtare, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës, në vitin 2002. Ai është renditur në vendin e 361 sa i përket njerëzve më të pasur në botë me një pasuri prej 6.3 miliardë Euro, sipas Forbes.