Një 10-vjeçar nga fshati Leminot i Maliqit është transmetuar me helicopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bëhet me dije se i vogli ka qenë duke luajtur me biçikletë në momentin që është rrëzuar edhe ka marrë dëmtime të shumta në të gjithë trupin.
Pasi u mbajt në intubim, 10-vjeçari po transportohet drejt Tiranës me helikopter për kurim më të specializuar. Teksa gjendja e 10-vjeçarit paraqitet e rëndë, sipas News 24 i vogli ka patur dëmtime në mushkëri./Opinion.al