Rajoni

Rrëzohet avioni në një autostradë në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 19/10/22 |
Opi Nion

Një avion është rrëzuar në një autostradë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në kilometrin e 96-të mes Athinës dhe Lamias.

Në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësja është njoftuar në orën 14:45 për nxjerrjen e një personi.

Bëhet me dije se nga kjo ngjarje ka humbur jetën piloti i moshës rreth 70 vjeç. Policia dhe autoritetet greke kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Pas