Një avion është rrëzuar në një autostradë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në kilometrin e 96-të mes Athinës dhe Lamias.
Në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësja është njoftuar në orën 14:45 për nxjerrjen e një personi.
Bëhet me dije se nga kjo ngjarje ka humbur jetën piloti i moshës rreth 70 vjeç. Policia dhe autoritetet greke kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.