Dy pilotë të Marinës Amerikane kanë vdekur pasi avioni i llojit EA-18G Growler në bordin e të cilit ishin, u rrëzua në lindje të malit Rainier, në shtetin e Uashington.
Marina amerikane të dielën deklaroi zyrtarisht të vdekur pilotët e zhdukur pasi avioni u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë stërvitor në fillim të javës së kaluar.
“Me zemër të thyer ndajmë lajmin për humbjen e dy pilotëve tanë të dashur”, tha oficeri i Forcave Ajrore të SHBA, Timothy Warburton.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kryen një operacion për të lokalizuar vendin e rrëzimit dhe ekuipazhin, duke përfshirë një helikopter të aviacionit detar.
Të mërkurën e kaluar, zyrtarët konfirmuan se rrënojat e avionit të luftës elektronike ndodheshin në një lartësi prej rreth 1800 metrash, në një zonë të izoluar, të pjerrët dhe të pyllëzuar.
Shkaku i rrëzimit është ende nën hetim, por mund të jetë bërë edhe vjetërsia e avionit, i cili operonte që nga 2009.