Aeroplani luftarak “F/A-18” i Trupës së Marinës së Forcave Ushtarake të Amerikës, është rrëzuar sot në shkretëtirën e Kalifornis. Raportohet se piloti ka vdekur.
Avioni u rrëzua sot rreth orës 10:30 sipas kohës lokale në Kaliforni, raporton AP, përcjell express.
Incidenti ka ndodhur gjatë një ushtrimi, sipas Trupës së Marinës.
Nuk dihet shkaktari i rrëzimit, ndërsa rasti është nën hetime.
E as natyra e ushtrimit nuk është specifikuar.