Aktualitet

Rrëzohen të gjitha paditë për 30 Qershorin, nis mandatimi i këshillave


               Publikuar në : 15:43 - 22/07/19 |
Geljano Fataj

Kolegji zgjedhor dha këtë të hënë 13 vendime mbi procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Trupa gjyqësore rrëzoi të gjitha ankimet e bëra për procesin zgjedhor, duke lënë në fuqi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në fillim, Kolegji rrëzoi 5 ankime të Bindjes Demokratike, e cila kundërshton rezultatin në bashkitë: Selenicë, Shijak, Kubrin, Tiranë dhe Berat. Në këto bashki, partia e Patozit pretendon se kutitë janë mbushur artificialisht dhe votat e saj janë vjedhur gjatë numërimit.

PS,dhe KQZ, i kërkuan gjykatës të rrëzoheshin paditë, pasi Bindja Demokratike nuk kishte sjellë prova.

Më pas, kolegji rrëzoi edhe pretendimin e kryebashkiakut në largim të Finiqit, Leonidha Hristo, i cili nuk e pranon humbjen në kërkesën me shkrim, por që as u paraqit fare në seancë.

Kolegji vijoi punën më tej, duke pranuar 7 paditë e para të Partisë Socialiste, e cila kërkoi që Kolegji zgjedhor, të shpërndajë mandatet për këshillat bashkiakë.

KQZ dështoi të bëjë këtë shpërndarje, pasi ky vendim kërkonte 5 vota në tryezën e KQZ-së, dhe vota kundër e Klement Zgurit pamundësonte miratimin e tabelave.

Kolegji pranoi kërkesat, duke ju dhënë mandatet këshilltarëve bashkiakë, që ju hap rrugë betimit të kryebashkiakëve të rinj në mbledhjen e parë të parlamentit lokal./Opinion.al

Pas