Bota

Rreziqet bërthamore pas hyrjes së forcave ruse në Çernobil


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 20/04/22 |
Opi Nion

Në muajin shkurt, gjatë orëve të para të sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Moska dërgoi një numër të madh tankesh në zonën e Çernobilit ndërsa ushtarët rusë hapën llogore në tokën e kontaminuar pas aksidentit të vitit 1986, që është katastrofa më e madhe bërthamore në botë.

Tani që forcat ruse janë larguar nga centrali bërthamor, ekspertët flasin mbi rreziqet dhe dëmet e shkaktuara në atë periudhë.

Ndërsa përvjetori i katastrofës së 26 prillit të vitit 1986 afron dhe sulmi i Rusisë vazhdon, është e qartë se centrali bërthamor i Çernobilit, një relik i Luftës së Ftohtë, nuk ishte gati për një situatë të tillë.

Ekspertët thonë se ushtarët rusë duke hapur llogoret në tokën e kontaminuar pranë Çernobilit, hapën varret e tyre.

Shkencëtarët panë forcat ruse duke injoruar masat e sigurisë teksa fluturonin në hapësirën e ndaluar ajrore mbi centralin e mbyllur prej kohësh.

Ushtarët rusë kërcënuan me armë punonjësit, të cilët i detyruan të punojnë në ndërrime të gjata dhe pa pushim deri në 35 ditë.

Ekspertët thonë se në këtë periudhë Çernobili përjetoi situatën më të rëndë në 30 vite, duke ngelur pa energji elektrike dhe i vrarur nga gjeneratorët që mundësonin vazhdimin e punës së sistemit jetik të ftohjes.

“Të veprosh në këtë mënyrë ishte shumë e rrezikshme”, thotë Maksym Shevchuk, nënkryetari i agjencisë shtetërore që administron zonën e Çernobilit.

Ekspertët gjetën se marrja hyrja e forcave ruse në Çernobil, rrezikoi shkaktimin e një katastrofe edhe më të rëndë sesa shpërthimi fillestar.

Tani autoritetet po punojnë me ministrinë e mbrojtjes së Ukrainës për të mbrojtur pjesët më të ndjeshme të Çernobilit.

Përparësi është sistemi kundër dronëve dhe tankeve, së bashku me një sistem mbrojtjeje kundër avionëve luftarakë dhe helikopterëve.

Asnjë nga këto masa nuk do të kenë rëndësi nëse presidenti rus Vladimir Putin fut në përdorim armët bërthamore, gjë që sipas zotit Shevchuk nuk mund të përjashtohet si mundësi.

“Ata mund të përdorin çdo lloj arme dhe mund të bëjnë gjëra të tmerrshme”, thotë ai.

Ekspertët kishin parë nga afër mijëra ushtarë sovjetikë duke punuar për të frenuar efektet e aksidentit të vititi 1986. Por ata u tronditën nga injoranca dhe shpërfillja që ushtarët rusë u bënë masave të sigurisë. Madje disa ushtarë vodhën materiale shumë radioaktive si suvenire ose ndoshta për t’i shitur.

Ekspertët besojnë se qindra ose mijëra ushtarë dëmtuan shëndetin e tyre, duke mos qenë të informuar për pasojat dhe duke injoruar paralajmërimet e punonjësve mbi rreziqet.

Hulumtimi rreth nivelit të saktë të dëmeve të shkaktuara nga forcat ruse në Çernobil ende nuk dihet, sepsse zona është minuar.

Autoritetet ukrainase nuk mund të monitorojnë nivelet e radioaktivitetit sepse ushtarët rusë vodhën pjesët kryesore të sistemit të kontrollit.

Në kohë normale, në Çernobil janë të angazhuar rreth 6 mijë punonjës. Pas sulmit të Rusisë, shumica e tyre u evakuuan. Tani janë të angazhuar rreth 200 persona.

Valeri Semenov, inxhinier i sigurisë, kujton se si ushtarët rusë kontrolluan nëse punonjësit ishin të ashtuquajtur radikalë.

“Na u thamë, ‘shikoni dokumentet, 90 për qind prej nesh, jemi nga Rusia, por jemi patriotë të vendit tonë’”, tha ai, duke iu referuar Ukrainës.

Pasi rusët u larguan me nxitim më 31 mars në kuadër të tërheqjes nga rajoni, duke lënë pas tanke të djegura dhe komunitete të shkatërruara, ata morën më shumë se 150 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase në Bjellorusi. Zoti Shevchuck frikësohet se ata mund të jenë dërguar në Rusi.

Centrali tjetër bërthamor në Ukrainën juglindore, më i madhi në Evropë, Zaporizhzhia, vazhdon të jetë nën kontrollin rus./ VOA

Pas