Kryesore

Rrëzimi i rezolutës së Srebenicës/Berisha: Akt i rëndë, vetëm Shqipëria s’e dënon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 13/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është në një konferencë për shtyp, ku e nisi fjalën e tij për refuzimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Berisha u shpreh se akti i djeshëm ishte një akt i rëndë dhe i turpshëm për Parlamentin shqiptar.

Ai u shpreh se gjenocidin e kanë dënuar shumë parlamente të vendeve të lira, por Shqipëria jo.

Rezoluta ishte propozuar nga Tritan Shehu dhe një grup deputetësh, për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë.

Për çdo vend të lirë, për çdo shoqëri të civilizuar, për çdo njeri të civilizuar dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor, moral, por edhe ligjor ndërkombëtar.

Në Parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm në historinë 30-vjecare të këtij vendi, refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare, ajo e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi dhe gjykata e Hagës.

Mbi bazën e vendimi të këtyre dy gjykatave, vendet e lira në tërësi kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin serb, si akti më barbar që nga lufta e dytë botërore. E ka bërë këtë PE, SHBA dhe parlamente të tjera të Evropës, parlamenti i Malit të ZI, ku jeton një shumicë serbësh”,-tha Berisha.

Pas