Rajoni

Rrëzimi i qeverisë Kurti, flet për herë të parë Presidenti Hashim Thaçi


               Publikuar në : 17:52 - 26/03/20 |
Al Do

Një ditë pas rrëzimit të qeverisë Kurti nga Parlamenti i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se do të ftojë në një konsultim liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.

Këtë deklaratë, Presidenti Thaçi e bëri në një dalje për mediat e Kosovës ndërsa shtoi se si president i vendit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Pas rënies së qeverisë si president i vendit pa humbur kohë do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë të re të stabilitetit, unitetit dhe të gjithë përfshirjes. Në çdo hap timin, si presidenti vendit, do e respektoj në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Thaçi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan mbrëmjen e djeshme me 82 vota pro mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeverisë  së kryesuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar se do të kërkojë bashkëpunim me AAK-në, Nismën dhe minoritetet si dhe ka përjashtuar mundësinë  e bashkëpunimit me PDK-në.

Nga ana tejtër Kurti është shprehur se për momentin do të shërbejë si kryeministër në detyrë dhe se partia e tij do të qeverisë e vetme pas zgjedhjeve të ardhshme të cilat mesa duket do të zhvillohen pas krizës së pandemisë së koroanavirusit. /Opinion.al

Pas