Aktualitet

Rrëzimi i helikopterit në Kiev, Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për popullin ukrainas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 18/01/23 |
Opi Nion

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtëme Olta Xhaçka ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ukrainë, ku 18 persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Kiev, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm ukrainas.

Përmes një postimi në Twitter, ministrja Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për qeverinë dhe popullin ukrainës, ndërsa shton se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për ta.

“Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”, shkruan ministrja Xhaçka në Twitter./Opinion.al

Pas