Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të dekretin për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se nuk ka asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve.
Meta e mbyll reagimin duke përdorur shprehjen “me qetësi dhe dashuri”.
“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”-shkruan Meta./ Opinion.al