Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzimi i avionit që shkaktoi 298 viktima, burg të përjetshëm për 2 rusë e 1 ukrainas

2022/11/17 at 6:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëzimi i avionit që shkaktoi 298 viktima, burg të përjetshëm për 2 rusë e 1 ukrainas

Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy rusë dhe një separatist ukrainas pro-rus me akuzën e vrasjes së 298 personave që vdiqën në vitin 2014 teksa udhëtonin me avionin e kompanisë Malaysia Airlines, në fluturimin MH17, mbi Ukrainë. Një rus u shpall i pafajshëm për shkak të mungesës së provave.


Gjykatësi Hendrik Steenhuis tha se provat e sjella nga dy prokurorët në gjyqin që zgjati dy vjet treguan se avioni Boeing 777 që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua nga një raketë të lëshuar nga ushtarë ukrainas pro-rusë, më 17 korrik, 2014. Avioni ra mbi një tokë bujqësore dhe trupat e viktimave u shpërndanë në një fushë me luledielli.

Në mesin e trazirave gjeopolitike që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë, gjykata vlerësoi se Moska kishte kontroll të plotë në rajonin separatist të Donetskut, në Ukrainën lindore, nga ku nisi sulmi.

Asnjë nga të pandehurit nuk u paraqit në gjyqin që filloi në mars të vitit 2020. Prokurorët kishin kërkuar dënime të përjetshme për të katërt. Prokurorët dhe të dyshuarit kanë dy javë kohë për të apeluar vendimin.

Gjyqtari Hendrik Steenhuis tha se avioni MH17 u rrëzua nga një raketë Byk, që u lëshua nga një fushë në veri të Ukrainës.

Para seancës, tensioni mes familjarëve ishte i lartë.

“E vërteta doli në dritë, kjo është më e rëndësishmja”, tha Anton Korre i cili humbi djalin, mbesën dhe nipin kur avioni ra. Robbert van Heijningen, që humbi vëllanë, kunatën dhe nipin e cilësoi rrëzimin e avionit një akt barbar që ai nuk do e hedhë kurrë pas krahëve, pavarësisht vendimit të gjykatës. “E kam gur në zemër”, tha ai.

Qindra familjarë të viktimave kishim udhëtuar për të dëgjuar vendimin e gjykatës.

Prokurorët holandezë thonë se raketa u lëshua nga Brigada e 53-të e Raketave Kundër-Ajrore, një njësi e forcave të armatosura ruse me bazë në qytetin rus të Kurskut dhe u kthye atje pas rrëzimit të MH17.

Të dyshuarit nuk akuzohen për hedhjen e raketës, por se kanë punuar së bashku për ta çuar atë në fushën ku u lëshua. Ata akuzohen për rrëzimin e avionit dhe vrasjen e të gjithë personave në bord.

I akuzuari më në moshë që u dënua ishte Igor Girkin, 51 vjeç, ish kolonel i Shërbimeve të Sigurisë së Federatës Ruse. Në kohën e rrëzimit të avionit, ai ishte Ministër i Mbrojtjes dhe komandant i forcave të armatosura në republikën e vetëshpallur të Donetskut, rajoni ku u rrëzua avioni. Raportohet se Girkin aktualisht është i përfshirë edhe në luftën e Rusisë në Ukrainë.

U dënuan gjithashtu edhe vartësit e tij, Sergey Dubinskiy dhe Leonid Kharchenko, një ukrainas për të cilin prokurorët thonë se ishte komandant i një njësie luftarake rebele pro-ruse dhe merrte urdhra direkt nga Dubinskiy. Oleg Pulatovis ishte i vetmi nga të dyshuarit që u shpall i pafajshëm./ VOA



Ju sugjerojmë

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
Bota

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

2 Korrik, 2025 6:22 pm
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
Aktualitet

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

2 Korrik, 2025 6:06 pm
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Aktualitet

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

2 Korrik, 2025 5:52 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Arrestohet një person, policia i gjen armë në makinë

2 Korrik, 2025 5:41 pm
Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

2 Korrik, 2025 5:24 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak

2 Korrik, 2025 5:20 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë

2 Korrik, 2025 5:17 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

2 Korrik, 2025 4:46 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Braho: Indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nis hetimet

2 Korrik, 2025 4:33 pm
Para
“Më trego sekretin si një budalla bëhet i pasur”, ironia e Gjiknurit me Shehajn

"Më trego sekretin si një budalla bëhet i pasur", ironia e Gjiknurit me Shehajn

COVID-19 në Shqipëri/ 606 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 18 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Ambasadorja e SHBA:Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra

Ambasadorja e SHBA:Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra
















TE FUNDIT

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
2 Korrik, 2025

Koreja e Veriut do të trefishojë numrin e trupave të saj që luftojnë për Rusinë përgjatë vijave të frontit me...

Lexo më shumë

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
2 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me një vendim të posaçëm,...

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
2 Korrik, 2025

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.50%,...

Lexo më shumë

Tiranë/ Arrestohet një person, policia i gjen armë në makinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
2 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka ndërhyrë pas dyshimeve për një automjet që mund të transportonte armë zjarri në zonën e "Myslym...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com