Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzimi i avionit në Kelmend, kryeplaku:Piloti i foli shqip bariut,tha mos u afro

2021/10/05 at 9:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Helikopteri u rrëzua në Kelmend, si u larguan me “Fuoristradë” piloti e pasagjeri

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me rrëzimin e avionit në livadhet e Vremoshit në Kelmend të Malësisë së Madhe.


Kryeplaku i Vremoshit, Prekë Vushaj shprehet për mediat se kaq njoftuar policinë sapo është vënë në dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, policia i ka kërkuar që mos lejojë asnjë person që ti afrohet avionit, deri në momentin e mbërritjes së autoriteteve.

Vushaj tregon dhe dëshminë e një bariu që ndodhej pranë zonës ku bëri ulje të detyrueshme avioni, ndërsa ende nuk dihet se kush janë personat që ndodheshin në avion dhe ata që erdhën i morën me me makinë.

Duke cituar një bari të zonës që kishte parë ngjarjen, kryeplaku thotë se pilotët janë shqiptarë pasi kanë folur shqip. Sipas tij, në momentin që bariu është afruar për të parë ngjarjen, e kanë paralajmëruar që të mos afrohet pasi kishin frikë nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

Si ka ndodhur ngjarja?

Prekë Vushaj: Unë e kam marrë vesh nga policia e Koplikut në Malësinë e Madhe. Ata më telefonuan dhe më treguan se është rrëzuar një avion. Unë i thashë se ku ka ndodhur dhe ata më orientuan duke më thënë se është në lagjen Velipojë të Vermoshit. Unë u nisa menjëherë dhe lashë të gjitha punët duke menduar se mund të ketë ndonjë të lënduar. Nuk gjeta asnjë njeri përveç një bariu të zonës Kolë Vuçaj. Ai me tha se avioni ishte ulur rreth 1 km nga vendi ku ndodhej dhe më pas është ngritur edhe njëherë por në tentativë për tu kthyer ka dëgjuar krismën dhe avioni ka bërë uljen e detyruar. Dikush prej atyre i ka folur shqip duke i thënë mos u afroni se është rrezik dhe mbase mund ta kenë pasur rrezik se mund të shpërthejë avioni. Më pas u afrova dhe e kam gjetur avionin e rrëzuar ashtu siç është dhe siç e keni parë. Policia më thanë rri aty dhe mos lër askend të afrohet deri që të vijmë ne dhe kam qëndruar aty duke pritur.

Avioni është ngritur në një vend tjetër para se të bënte uljen e detyruar?

Prekë Vushaj: Siç thotë bariu avioni rreth 1 km më tutje është ulur dhe ka qëndruar një gjysëm ore sipas deklarimeve të tija dhe pas gjysëm ore është ngritur sërish dhe se a ka patur defekt atje që herën e parë apo ka ndodhur defekti pasi është ngritur këtë nuk e dimë sepse policia ka gjetur edhe telat që tregon se ata kanë mbetur pas një gardhi tjetër. Askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur atyre. Mesa duket ka patur një ulje të detyrueshme sepse avioni është ulur në një vend të papërshtatshëm sepse i kanë hyrë telat e gardhit. Avioni është përplasur me një pemë kumbull dhe me shelqe si dhe një pishë dhe duket aty në vendngjarje kjo. Duket si diçka aksidentale.

Ka ardhur një fouristradë për t’i marrë?

Prekë Vushaj:
 Çobani thotë që po sepse unë nuk e kam parë. Nuk dihet se kush janë ata persona që kanë qenë në avion dhe në fouristradë.

A mund të ketë lidhje me drogën kjo ngjarje?

Prekë Vushaj: Nuk ma merr mendja sepse në këtë zonë asnjëherë nuk është mbjellë. Të themi realitetin nuk ka as kush ta mbjellë drogën këtu sepse kanë mbetur vetëm plaka e pleq, vetëm nëse vjen ndonjë jabanxhi dhe e mbjell. Është shpopollarizuar sepse kanë ikur njerëzit komplet nga këtu.

Në pjesët e malit keni dyshime se ka kultivin të lëndëve narkotike?

Prekë Vushaj: Në male edhe mund të ketë, atë nuk e di. Rreth 12 km nga këtu një muaj më parë është gjetur një parcelë dhe policia ka arrestuar një person dhe është asgjësuar ajo sasi droge. I arrestuari ishte një punëtor që e kishin dërguar për të ngulur disa shkopinj. Shenja të drogës në këtë zonë por avioni nuk besoj se ka lidhje me drogën por asnjëherë nuk i dihet. Unë për vete nuk dyshoj se nuk ka vend për t’u mbjellë sepse nuk ka tokë. Duhet të jenë dy tre dynym të paktën por është pyll komplet dhe aty në fushë është e kontrollueshme por gjithsesi gjë pa u bërë nuk po lihet në ditët e sotme dhe asnjëherë nuk i dihet.



Ju sugjerojmë

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Para
Avioni privat kryen ulje të detyruar në Vermosh, shpëtojnë piloti dhe pasagjeri

Rrëzimi i avionit, bariu:Pashë 1 grua e 2 burra, futën gjëra nga avioni në makinë

Abazoviç: Buna e lundrueshme, ura që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

Abazoviç: Buna e lundrueshme, ura që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

Helikopteri u rrëzua në Kelmend, si u larguan me “Fuoristradë” piloti e pasagjeri

Rrëzimi i avionit në Vermosh,Policia:Nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm
















TE FUNDIT

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
9 Korrik, 2025

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara....

Lexo më shumë

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
9 Korrik, 2025

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit. Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit,...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
9 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky...

Lexo më shumë

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
9 Korrik, 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com